E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta, mbijetesa nuk është ëndërr

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta fiton 2-0 përballë Besëlidhjes. Një rezultat që vlen më shumë sesa 3 pikët në klasifikim, pasi triumfi i skuadrës së Kristaq Miles ka ardhur përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë. Përballja starton pozitivisht për bregdetarët që shënojnë rrjetën e avantazhit vetëm pas 120 sekondave lojë. Pashaj devijon saktësisht me kokë harkimin e Bunës, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë. Gjithçka është lehtësuar edhe më shumë për vendasit në të 38-ën, kur gjyqtari Tanush Latifi nuk heziton të nxjerrë nga loja me karton të kuq Tomën, i cili shkakton faull si lojtar i fundit ndaj Miles. Teuta insiston, por nuk arrin të gjejë golin e dytë, edhe pse Mile e Buna janë të pasaktë përpara portës, duke shpërdoruar disa mundësi mjaft të mira. Shifrat dyfishohen në minutën e tretë të kohës shtesë, kur Mile shfrytëzon një top të kthyer nga traversa pas gjuajtjes së Gjondedës dhe me kokë shënon. Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e 10-të, me 26 pikë, duke kapërcyer pikërisht Besëlidhjen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›