E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, shpërthim në një banesë, vdes babai, plagosen 4 fëmijët

MITROVICE-Një person ka vdekur ndërsa 4 fëmijet e tij janë plagosur, 2 prej të cileve në gjendje të rëndë nga shpërthimi në një banese në veri të Mitrovicës .

Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 te mëngjesit pranë vendit të njohur si tre rrokaqiejt, në banesën e Selver Haradinaj.
Për pasojë ka humbur jeten, 40 vjecari, baba i katër fëmijëve, ndërkohë që dy nga fëmijët e tij janë ende në emergjencë.
Sipas burimeve jozyrtare që vijnë nga punonjës të Eulex-it, mediat kosovare citojnë se shpërthimi në banesë është bërë përmes një detonatori të montuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›