E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta shpallet fituese e Kupës së Federatës

Kupa e Konfederatës në volejboll për meshkuj njeh tashmë padronen e saj: ajo është Teuta. Durrsakët kanë mundur në ndeshjen e fundit Studentin 3-1. Në këtë mënyrë, Teuta fiton me meritë këtë kupë, duke fituar të tri takimet e kësaj kupe dhe duke humbur vetëm një set përballë Studentit. Në të vërtetë, durrsakëve u duhej të fitonin vetëm një set përballë Studentit për t‘u shpallur fitues të Kupës dhe e arritën që në seksionin e parë të lojës, të cilin e fituan 25-21 në një set. Teuta udhëhoqi vazhdimisht, duke dhuruar një lojë të bukur e me grintë përballë një Studenti që nuk arrin të bëjë thuajse asgjë. Durrsakët, edhe pse tashmë e kishin siguruar Kupën me setin e parë, kërkuan të dominonin krejt ndeshjen kundër Studentit. Seti i dytë ishte edhe më i bukuri i ndeshjes si dhe më i ekuilibruari, ku rezultati është barazuar 12 herë deri në 20-20. Në fund të tij fiton Teuta 25-22. Seti i tretë fitohet nga Studenti 19-25. Në setin e katërt rikthehen durrsakët, të cilët dominojnë lojën dhe në fund e fitojnë atë 25-11. Në këtë mënyrë, Teuta fiton krejt takimin me rezultatin 3-1, duke u bërë kështu edhe fituese e Kupës së Federatës për këtë sezon, ku me sa duket është pretendentja kryesore edhe për fitimin e titullit kampion.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›