E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gotze injoron spekulimet

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Mario Gotze ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi, përfshirë interesimin nga Arsenal dhe Manchester United.

“Jam vërtet i lumtur këtu”, tha Gotze për televizionin Sky. “Kjo është krejt çka ka rëndësi. Kam kontratë këtu deri më 2014 dhe jam më tepër se i lumtur”, u shpreh ai.

Gotze, 19 vjeç, është njëri prej talenteve më të mëdhenj në futbollin evropian. Përveç statusit të futbollist kyç në Dortmund, ai ka bërë 10 paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›