E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, klas botëror

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka quajtur sulmuesin Robin van Persie “klas botëror”, pas një tjetër paraqitjeje të tij të shkëlqyeshme për skuadrën londineze.

Reprezentuesi holandez ishte inspirues në fitoren e 400-të të Arsenalit në Premierligë, derisa mposhtën në shtëpi West Bromin me rezultat 3-0.

“Nuk e di se ku renditet në mesin e legjendave të Arsenalit, por e di se është klas botëror. Do ta vendosja në atë kalibër”, tha Wenger për mediet angleze të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›