Tevez në luftë për pozitë

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 20:00
Carlos Tevez mund të mbetet sulmuesi i katërt në Manchester City këtë sezon. Në dy sezonet e tij të para me Cityn, Tevez ka qenë njëri prej emrave të parë në listën e golashënuesve nën drejtimin e së pari Mark Hudges e më pas menaxherit aktual Roberto Mancini.
Mirëpo, Edin Dzeko dhe përforcimi i ri Sergio Aguero kanë shkëlqyer në këtë start të Premierligës, ndërsa edhe Mario Balotelli ka treguar se është i rëndësishëm për ekipin dhe Mancini ka pranuar se “Carlos duhet të luajë për të gjetur formën e tij më të mirë, por do të jetë vështirë sepse të tjerët janë duke u paraqitur mirë dhe po shënojnë gola”.