E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shba, të afërm mbajnë homazhe për senatorin Edward Kennedy

Të afërm dhe miq u mblodhën në Boston për të bërë nderimet e tyre ndaj senatorit të Shteteve të Bashkuara Edward Kennedy, I cili u nda nga jeta të mërkurën pas një
beteje me kancerin e trurit.
Trupi I Edward do të qëndrojë në muzeun presidencial John F. Kennedy deri të shtunën, ditën që ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet në Boston.
Senatori, vëllai I Presidentit John Kennedy dhe senatorit Robert Kennedy u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Disa pjesëtarë të familjes Kennedy përshëndetën disa prej mijëra njerëzve që prisnin në rradhë jashtë muzeut, për të bërë nderimet e tyre. E veja e tij Victoria dhe të tjerë nga familja Kennedy ndodheshin atje për të mirëpritur njerëzit.
Vdekja e figurës së lartë të partisë Demokratike është parë si fundi I një epoke në poltikën amerikane.
Presidenti I Shba-së Barack Obama I cili mori një nxitje të madhe në garën e tij për Shtëpinë e Bardhë kur Kennedy e mbështeti atë, do të japë një eulogji në funeralin e 'ish-luanit' të senatit në një bazilikë në Boston të shtunën.
Zyrtarët thanë se 4 ish-presidentët të cilët jetojnë ende Jimmy Carter, George H.W. Bush, Bill Clinton dhe George W. Bush kanë shfaqur dëshirën për të qënë të prasnishëm në funeral, por pjesëmarrja e tyre nuk është konfirmuar ende.
Kennedy do të varroset më vonë atë ditë në varrezat kombëtare "Arlington" jashtë Uashingtonit, pranë vëllezërve të tij John dhe Robert Kennedy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›