E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materniteti "Koço Gliozheni"

Autori i Lajmit: red.
Gjatë vitit të kaluar në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni" në Tiranë, kanë ardhur në jetë 4 138 foshnja ose 862 më pak krahasuar me vitin 2007. Drejtoresha e spitalit, Rubena Moisiu, tha se "gjatë vitit 2008 spitalit i janë drejtuar për lindje gra nga qyteti dhe fshatrat e Tiranës, por dhe nga rrethet dhe rrethinat e fshatrave të tyre". Kështu, sipas saj, spitalit i janë drejtuar për lindje 2 115 gra nga qyteti i Tiranës, 1 484 nga fshatrat e tij, 325 nga rrethe të tjera, si dhe 214 nga rrethinat e fshatrave të rretheve të tjera. Gjatë vitit 2007, sipas të dhënave, në këtë spital erdhën në jetë rreth 5 000 fëmijë, në vitin 2006, ky numër ishte mbi 3 000 lindje, në vitin 2005, rreth 3 000, dhe në vitin 2004, numri i lindjeve ishte 2 100. Që nga viti 2004, kur dhe ka nisur funksionimi me kapacitet të plotë i spitalit, është dyfishuar numri i operacioneve gjinekologjike. Kështu, nga 400-500 që ishin vitin e parë të punës, është arritur në rreth 2 000 mijë operacione në vit. Aktualisht, spitali "Koço Gliozheni" ka 150 shtretër të rriturish dhe 20 shtretër apo inkubatorë në reanimacionin e fëmijëve. Në këtë spital, gjen pajisjet më bashkëkohore, njëra prej të cilave është dhe ekoja me tre dimensione, e cila nuk ekziston ende në shërbimin privat. Shërbimet që u ofrohen pacienteve në këtë institucion shëndetësor janë të ndryshme, si obstetrike, patologjike, abortar, gjinekologji.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›