Dosjet, “Qeveria po shkëput komunikimin me ndërkombëtarët”
Autori i Lajmit: red.
Deputetja socialiste Arta Dade kritikon Qeverinë, e cila, sipas saj, nuk po merr parasysh asnjë nga vërejtjet e bëra nga ndërkombëtarët për ligjin e lustracionit. “Nuk është e vështirë të regjistrojmë sot qëndrime si ato të SHBA-së, BE-së dhe KE-së, të cilat në mënyrë të përsëritur dhe insistuese, kanë tërhequr vëmendjen në atë që një ambasador i huaj në Tiranë e përcaktonte para tri ditësh si "hap prapa në integrimin evropian të Shqipërisë. Përkundër këtij pozicioni unanim, vërejmë me shqetësim se sot, kjo mazhorancë ka shkëputur në mënyrë të vullnetshme, të gjitha urat e komunikimit dhe dialogut me partnerët tanë, sa i përket këtyre çështjeve, duke u mbyllur në vetvete dhe duke marrë një qëndrim që do t i shkonte një regjimi autoritar dhe izolacionist, por jo një demokracie të re që synon integrimin në Evropë dhe në botë”, - tha Dade. Sipas saj, Shqipëria s mund t ia lejojë më vetes koston e një politike të tillë që sot, në fundin e dekadës së parë të këtij mijëvjeçari, është tërësisht jashtë kohe dhe joproduktive. “Shqipëria nuk është pronë e asnjë familjeje dhe as çiflig i interesave të pjesshme të ndokujt, që kërkon të shpëtojë veten duke kapur shtetin. Nga kjo situatë nuk ka se si e shpëton Kryeministrin dhe ministrin e Gërdecit as Mëngjesi i Lutjeve, ku kanë vajtur të falen për ato që nuk ua fal dot as populli i vet”, - përfundoi ajo gjatë seancës së djeshme plenare.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009