QSUT, virusi i gripit prek 10 mijë vetë
Autori i Lajmit: red.
Fëmijë dhe të rritur të prekur nga gripi. Numërohen 300 raste në ditë dhe mbi 10 mijë gjithsej. Raste në rritje dhe komplikacione të rënda shëndetësore duke shkaktuar edhe bronkopneumoni. Kjo është situata që ka sjellë gripi apo virozat e stinës siç i quajnë specialistët. Madje më të dëmtuarit nga gripi rezultojnë fëmijët, të cilët kanë mbushur shërbimin e Alergo-Pneumologjisë në Pediatrinë e QSUT-së. Situata paraqitet problematike sidomos për fëmijët, të cilët kanë edhe organizëm të dobët dhe nuk munden ta përballojnë atë. Sipas mjekëve numri i lartë i pacientëve, dhe aq më tepër i atyre që vijnë nga të gjitha anët e vendit, është shqetësues. Numri i fëmijëve që paraqiten në Urgjencë është shumë i lartë, por në shërbimin e Alergo-Pneumologjisë mbahen vetëm fëmijët që janë rëndë dhe kanë nevojë të domosdoshme për ndihmë mjekësore të specializuar. Gripi apo virozat, siç i quajnë mjekët, po i mundojnë shumë fëmijët pasi ka shkaktuar komplikacione të rënda shëndetësore. Sipas mjekëve, nga temperaturë e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes duke stimuluar edhe bronkopneumoni, janë disa nga komplikacionet që po shkakton gripi. "Në mënyrën më absolute këto viroza kanë ndikuar shumë mbi komplikacionet e fëmijëve, të cilët tashmë janë shtruar në pavion. Është e njohur shkencërisht, që çdo infeksion viral prish imunitetin mbrojtës të organizmit, pra e dëmton imunitetin mbrojtës, dëmton tërë mekanizmat që mbrojnë mushkëritë", shpjegojën mjekët. Çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është bronkopneumonia aspo siç e quan populli, i ftohur. Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Ndërsa shenjat e komplikacioneve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.
Specialistët
Rastet kur shpërthen epidemia
Specialistët shpejgojnë se si epidemi e gripit ose grip i rëndë merret kur 10-20% e popullsisë së një regjioni janë të infektuar. Bartësit më aktivë dhe kryesor të infektimit janë fëmijët. Shkaktarë të epidemisë dhe pandemisë janë viruset epidemik të grupit A dhe rrallë herë të grupit B. Këta virus janë në gjendje të ndërrojnë gjatë kohës molekulat antigjene të sipërfaqes: Hemaglutin (H) dhe Neuraminidase (N) dhe më këtë gjatë një ri-infektimi depërtojnë sistemin e imunitetit të njeriut. Për këtë shkak në vitin 1948, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një rrjetë prej 110 laboratorëve, në të cilët punohet për lokalizimin, identifikimin dhe përcjelljen e krijimit të varianteve të reja të viruseve. Në bazë të rezultateve të këtij rrjeti, organizata parashikon rrjedhat e zhvillimit të varianteve, për të cilat i informon shtetet anëtare.
ISHP
Shkurt-Mars do të shtohen rastet me viroza
Ndërkohë e dhe ISHP paralëjmëroi se shifrat e të prekurve nga virozat e stinës do të ishin të larta. Numri i të prekurve nuk është aq i lartë sa viti i kaluar. Megjithatë, sipas parashikimeve të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, kurba do të arrijë majën në muajt shkurt-mars. Sipas sektorit të epidemiologjisë, këto dy muaj do të jenë të krahasueshëm me dhjetor-janarin e vitit të kaluar, kur u prekën më shumë se 30 mijë qytetarë për një periudhë të shkurtër kohore. Gjendja nuk është alarmante, askush nga epidemiologët nuk kërkon të përhap panik, por të gjithë duhet të jenë të përgatitur se fluksi i pacientëve këto dy muaj do të jetë edhe më i madh. Çdo ditë më shumë se 300 veta paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009