E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mendon per shokun: Ronaldo te ike

Dicka po leviz ne telenovelen e Kristiano Ronaldos. Ne sensin qe edhe ne shtepine e Mancester Junajtid edhe ne token spanjolle, mundesia qe portugezi te ndryshoje fanelle nuk shikohet me si nje tragjedi. Ser Aleks Ferguson nuk ka ndryshuar mendim, kjo as qe vihet ne diskutim. Madje, as Rio Ferdinand nuk i ka ngrene fjalet qe ka leshuar pak jave me pare, kur e kishte lutur Kristiano Ronaldon te qendronte ne "Old Trafford". Por, ne brendesi te skuadres, ekziston dhe rryma kunder, mendja qe nuk e sheh largimin e yllit te Madeiras si dicka qe duhet penguar nga klubi. Zeri jashte korit eshte ai i argjentinasit Karlos Tevez. "Te Junajtid ka shume kampione, mes te cileve edhe Ronaldo - shpjegon ai per "The Times" - dhe eshte e qarte se ai eshte nje lojtar i rendesishem per ne, por behet fjale per nje vendim personal, qe i takon vetem atij. Ne fund te fundit, une e kuptoj. Te gjithe duan te luajne per Realin e Madridit, sikurse te gjithe duan te luajne dhe per Mancester Junajtid, por nese ai po kerkon dicka te nje natyre tjeter, zgjedhja e tij duhet respektuar. Nuk kam folur me te, por kur ndodhin keto gjera, askush nga te dyja palet nuk jeton qete. Per te thene te verteten, nga imazhet qe vijne nga SHBA-te, duket se Ronaldo po ia kalon shume mire, mes seancave ne pishine bashke me zjarrin e tij te ri, Leticia Filipi, "pazar" ne Los Anxheles. Por pozicionimi i Tevezit ne favor te shokut te skuadres, nuk do ta detyroje Fergusonin te kthehet ne ecurine e tij te meparshme, qe vazhdon te theksoje se Ronaldo nuk leviz nga Mancesteri per asnje shifer dhe kete ia ka thene dhe lojtarit ne takimin ne Lisbone nje jave me pare. Nderkohe qe nga Spanja del nje tjeter ze kunder korit. Eshte Guti qe, ndryshe nga shoket e tij te skuadres, shpreson te mberritja e Kristiano Ronaldos.

Paga e portugezit, molle sherri te Reali

Duket se te Reali i Madridit nuk kane ndermend te tolerojne mberritjen e Kristiano Ronaldos. Ata qe kane dale kunder me kohe, Shnajder apo Raul, nuk mund te pajtohen me nje trajtim te vecante ndaj portugezit, aq me teper kur paga e tij i kalon disa here fitimet e tyre kontraktuale. Ndaj, per presidentin Kalderon, kjo oponence eshte vertet e forte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›