Ftoni opoziten Arvizu Dialogu te nise me paketen Rama

2 javë nga përgjigjia e Brukselit për statusin e vendit kandidat, ambasadori amerikan Arvizu, deklaron se faji për refuzimin nuk bie vetëm mbi opozitën dhe bojkotin e saj 2 vjeçar. Sipas tij, i takon maxhorancës të krijojë kushtet për dialog dhe të sjellë në tryezë propozime më realiste për një konsensus.
“Të gjitha palët kanë përgjegjësi. Për mendimin tim, bojkoti afatgjatë ishte i dëmshëm dhe nuk dha rezultat. Por gjithashtu i takon maxhorancës të thërrasë opozitën për dialog. Maxhoranca ka më shumë përgjegjësipër t’i krijuar kushtet dhe për të prezantuar propozime më realiste që opozita të ketë mundësi t’i pranojë ose të paktën t’i shqyrtojë”, tha Arvizu.
Për diplomatin e SHBA-ve paketa 10 pikëshe Rama është një bazë e mirë mbi të cilët palët duhet të punojnë për të instaluar dialogun.
“U përket të dyja partive të vendosin, por mendoj dhe shpresoj të jetë një bazë e mire për të diskutuar dhe ecur përpara. Rregullorja parlamentare është shumë e rëndësishme”, theksoi ai.
Por sipas ambasadorit të SHBA-ve, sado që palët duhet të kenë ndjenjën e urgjencës për shkak të kohës së humbur, reformat nuk duhet të bëhen me me ngut e në mënyrë të njëanshme.
“Është e rëndësishme të ecet para, të lihet e kaluara pas e të mos humbet kohë. Keni humbur shumë kohë. Por nuk keni pse ta bëni domosdoshmërisht nesër apo javën e ardhsme. Sepse diçka e bërë me nxitim dhe pa konsensus, mund t’i përkeqësojë gjërat. Por sidoqoftë duhet një ndjenjë urgjencë, keni humbur shume kohë”, u shpreh Arvizu.
Ky është komenti i parë i SHBA-ve për paketën Rama. Një ditë më pare, sekretari për çështjet ligjore në selinë rozë, Fatmir Xhafa deklaroi se 10 pikat janë të negociueshme.
Elona Gjylmi