E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez tek Inter. 7 milione euro per argjentinasin

Sezoni i dështuar me eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe me pak shpresa për të fituar titullin kampion në Itali, ka detyruar Interin të mendojë që tani për merkaton.  Klubi zikaltër është shumë pranë goditjes së parë me emrin Carlos Tevez.

Sipas mediave italiane, Inter ka arritur marrëveshjen me futbollistin të gatshëm për t’u tranferuar në Seria A, ndërsa pengesa e vetme është akordi me Manchester City, që është në pronësi të kartonit të lojtarit rtë kombëtares argjentinase.

Tevez ka pranuar kushtet e kontratës së ofruar nga klubi italian, nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në sezon për pesë vjet. Sulmuesi shihet si përforcimi i parë për sezonin e ardhshëm, pas një kampioanti me të vërtetë për t’u harruar nga ana e zikaltërve të drejtuar nga Leonardo. Gjithsesi, për të parë Carlos Tevez në Seria A duhet pritur zyrtarizimin që do të vijë pas akordit mes dy klubeve.

Manchester City e vlerëson 30 milionë euro sulmuesin e kombëtares së Argjentinës, shumë kjo e pranueshme për Interin, i cili pretendon të përfitojë nga shitja e disa lojtarëve në merkaton e verës. Një nga ata është Diego Milito, destinacioni i ardhshëm i të cilit është kampionati anglez.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›