E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Shpërthimi pranë Kuvendit nga eksplozivi

Sipas policisë, makina ishte në përdorim të shtetasit Benard Kin Ujkaj, 48 – vjeç. Deklarata thekson se makinës i është vendosur një sasi lënde eksplozivi dhe pas shpërthimit automjeti është përfshirë nga zjarri. Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, është bërë e mundur fikja e menjëhershme e flakëve të zjarrit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, shërbimi Zjarrfikës, dhe Specialistë të Njësisë Speciale të Antieksplozivit, të cilët nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kqyrën vendin e ngjarjes duke administruar provat materiale.

Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se automjeti tip “Cuv Hover”, ka qenë i parkuar në krahun e djathtë të rrugës “Xhorxh W Bush”, në afërsi të godinës së Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politik, ku persona të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde eksplozivi mbi gomën e parë të krahut të djathtë të automjetit. Për pasojë, automjeti ka pësuar dëmtime të rënda, po kështu dëmtime të jashtme ka pësuar edhe një lokal aty pranë. Nga ky shpërthim nuk ka të plagosur, por vetëm disa dëme materiale.

Janë pregatitur vendimet e ekspertimit, për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës eksplozive si dhe mekanizmin e shpërthimit të saj. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka përcaktuar dhe po ndjek disa verisione hetimi dhe është fokusuar në konflikte të mundëshme të personit të dëmtuar. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›