Thaçi: Tre ish-ushtarët e UÇK-së të pafajshëm
“Më lejoni të ju informoj se ka filluar, apo vazhduar, gjykimi i Rrustem Mustafës, Latif Gashit dhe Nazif Mehmetit. Ky është një proces për të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh interesimin dhe përkushtimin. Besojmë plotësisht në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Qeveria ju beson plotësisht organeve të drejtësisë, ashtu siç ju beson edhe bashkëluftëtarëve tanë”, ka thënë kryeministri Thaçi në deklaratën e tij.