E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi merr pjesë në Samitin e Kroacisë 2009

Konferenca do të bashkësponsorohet nga Qeveria e Suedisë, që është kryesuese e Presidencës së Bashkimit Evropian dhe do të organizohet në kooperim me Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Samitin e Kroacisë 2009 në Dubrovnik, do të marrin pjesë liderë nga vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe liderë nga Evropa Juglindore.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi do të prezantojë të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës, përkushtimet e qeverisë për thellimin e reformave të gjithanshme, qeverisjen e mirë, transparente dhe efektive, sundimin e rendit dhe ligjit,  luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve.

Në Samitin e Dubrovnikut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të flasë edhe për angazhimet e përhershme dhe të vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e standardeve dhe kritereve në kuadër të procesit të Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike të NATO-s.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›