E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Zgjedhjet e parakohshme, zhbllokojnë Maqedoninë

Kjo deklaratë vjen pas zërave se autoritetet e Shkupit po shqyrtojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme në pranverë. "Besoj se duhet të ndodhin zgjedhje të parakohshme sepse Maqedonia është e bllokuar në të gjitha aspektet si në aspektin ekonomik, në aspektin e proceseve eurointegruese, në aspektin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit", tha Thaçi.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se nuk ka informacione për kohën kur do të mbaheshin votimet e reja, por bëri të ditur se partia e tij është e gatshme për zgjedhje kurdo që të organizohen. "Mendoj se e vetmja punë e mençur që është dëgjuar në këto 15 muajt e fundit nga qeveria, janë zgjedhjet e parakohshme. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë" tha Thaçi.

Nevojën e zgjedhjeve të parakohshme e kanë theksuar edhe disa prej analistëve në Shkup. Sipas tyre është e paevitueshme një qeveri e re pasi kabineti i kryeministrit Gruevski, nuk ka kapacitet të zgjidh problemet e shumta me të cilat aktualisht po ballafaqohet vendi.

PDSH reagon për arsimin shqip

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes një pres konference ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në arsimin shqip, me theks të veçantë refuzimin e qeverisë për hapjen e 3 paraleleve me mësim në gjuhën shqipe, në shkollën e mesme të mjekësisë "Nikolla Shtejn" në Tetovë, ku këtë vit Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shkurtuar 5 paralele.

Deputetja e kësaj partie, Sadije Iljazi, për kaosin në shkollat me mësim ën gjuhën shqipe akuzoi Qeverinë e Maqedonisë dhe partinë shqiptare në pushtet, BDI. /lajmpress/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›