Tiranë, përleshje me thika në shkollë,plagoset 14-vjeçari
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e shkollës “Bajram Curri”, në kryeqytet, kur një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshtarin në të njëjtën klasë.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur E. G 14-vjeç. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar në komisariat 14-vjeçarin, R. E, autor i plagosjes së shokut. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje midis dy adoleshentëve, e cila ka përfunduar në përleshje me thika.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë që ndodh brenda ambienteve të edukimit. Ngjarja e rëndë ndodh vetëm tre ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor. Siguria në shkolla është bërë shpesh problem, ndërkohë që nga ana tjetër policia premton se do të ruaj rendin në shkollat publike.