E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani për Tiranën, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i këtij këshilli, Besnik Dervishaj, i cili theksoi se shtyrja bëhet për shkak të votimit të qeverisë nga ana e Parlamentit.

Ashtu sikurse mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë, edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës pritej të bëhej në orën 18:00. Gjatë kësaj mbledhje pritej të diskutohej për planin e Tiranës, një nga projektet më të debatuara dhe ku qeveria e ka akuzuar shpesh këtë bashki për mungesën e këtij plani. Ndërkohë, Dervishaj ka paralajmëruar se mbledhja do të zhvillohet gjatë ditës së premte.

Partia Demokratike e ka akuzuar kryebashkiakun Edi Rama se mban peng këtë plan për interesa personale. Pas shumë zvarritjesh e përplasjesh midis Bashkisë së Tiranës dhe pushtetit qendror, më në fund plani rregullues i kryeqytetit do të prezantohet përpara Këshillit Bashkiak.

Miratimi i planit urbanistik të Tiranës, do të jetë vendimi më i rëndësishëm i kësaj bashkie, pasi ky plan do të shënojë përfundimisht për ndërtimet dhe të ardhmen e kryeqytetit shqiptar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›