Durres, zbulohen dy monedha të rralla të shekullit të XIII
Specialistët e misionit të gjashtë arkeologjik italo-shqiptar që dy ditë më parë kanë filluar një ekspeditë në qytetin bregdetar thane se onedhat, krejt të ndryshme nga ato të zbuluara në pjesën jugore të amfiteatrit
DURRËS- Dy monedha të zbuluara së fundi, gjatë ekspeditës italo-shqiptare në amfiteatrin antik të Durrësit, i përkasin mesit të shekullit të 13-të dhe mund të jenë derdhur në qytetin bregdetar.
Lajmin e bënë të ditur specialistët e misionit të gjashtë arkeologjik italo-shqiptar që dy ditë më parë kanë filluar një ekspeditë në qytetin bregdetar.
Numizmati italian, Paolo Bobio tha se "monedhat, krejt të ndryshme nga ato të zbuluara gjatë ekspeditave të para në pjesën jugore të amfiteatrit, kanë një diametër prej 22 mm, me një përzierje të lehtë argjendi. Ato janë gjetur në të njëjtin shtresëzim të rrënojave të godinës mesjetare, ku misionet e kaluar zbuluan dhe skeletet e viktimave të tërmetit të vitit 1273".
"Në këtë monedha mund të lexosh se ato i përkasin Manfredit, sundimtarit të fundit të Bizantit nga dinastia Svevo. Në anën e përparme ato kanë simbolin e shqiponjës, që i përket dinastisë Svevo, ndërsa nga ana tjetër një kryq me katër yje", tha Bobio.
Sipas literaturës profesionale monedhat janë "prerë" në Durrës ose në Korfuz, pikërisht në vitet 1259-1279, shton eksperti italian i monedhave të vjetra.
Bobio shprehet se Manfredi, i njohur edhe si zotërues i Siçilisë dhe Puljas kishte marrë Durrësin si prikë nga gruaja e tij, vajzë nga familja shqiptare e Isak Engjëll Komnenit. Pas vdekjes së tij, qyteti bregdetar ra në duart e anzhuinëve.
Këto dy monedha të zbuluara në godinën madhështore të ndërtuar në periudhën mesjetare mbi rrënojat e amfiteatrit, megjithëse pjesërisht të dëmtuara, ndriçojnë një pjesë të panjohur të historisë së Durrësit, thanë specialistët e misionit italo-shqiptar.
Tre vjet më parë, gjatë gërmimeve u zbulua një enë balte e mbushur me monedha të njëllojta të Raguzës (Dubrovniku i sotëm). "Çdo vit janë gjetur mesatarisht 50 monedha dhe ato i përkasin periudhave të shekujve 9-10 e më së shumti të shekujve 11-13", thanë specialistët.
Gjatë misionit që ka nisur dy ditë më parë dhe që do të vazhdojë tre javë, arkeologë, specialistë dhe studentë shqiptarë dhe italianë nga Universiteti i Tiranës dhe Parmës do të përqëndrohen në thellësi të amfiteatrit, në pjesën jugore të tij, pranë mureve të kalasë mesjetare.
(d.b/ATA/BalkanWeb)