E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, në kërkim ndërtuesi mashtrues

Sipas policisë 44 vjecari i kishte marrrë me anë të mashtrimit shumën e lekëve Ali Sinanit, banues në komunën Pajovë të rrethit të Peqinit me premtimin e ndërtimit të shtëpisë së tij. 

PEQIN- Është hequr si ndërtues dhe pasi i ka marrë shumën prej gati 200 mijë lekëve është larguar në drejtim të paditur. Policia e Peqinit ka shpallur në kërkim 44- vjeçarin Kristo Bibia me banim në qytetin e Durrësit nën akuzën e "mashtrimit". Sipas policisë 44 vjecari i kishte marrrë me anë të mashtrimit shumën prej 180.500 lekë Ali Sinanit, banues në komunën Pajovë të rrethit të Peqinit me premtimin e ndërtimit të shtëpisë së tij. Policia po punon për kapjen e 44 vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(s.g/ATSH7BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›