E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi takohet në Bruksel me Mirel

Kuçi do të pritet nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pjer Mirel, si dhe nga përfaqësues tjerë të Komisionit Evropian, me të cilët do të diskutojë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sukseset dhe sfidat e Kosovës në kuadër të procesit të Integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas një njoftimi, me këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi do të ritheksojë përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera vendore, për thellimin e angazhimeve për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë konceptin e qeverisjes së mirë, transparente, efektive, sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, respektimin afirmativ të komuniteteve, si dhe angazhime tjera me interes. (qik/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›