E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi kërkon më shumë vëzhgues në zgjedhje

Thaçi po ashtu është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e - siç u shpreh ai – si kurrë më parë të të gjitha komuniteteve në këto zgjedhje.

“Në këto zgjedhje do të kemi një pjesëmarrje si kurrë parë të të gjitha komuniteteve. Këto zgjedhje, të parat në Kosovën sovrane, janë zgjedhje me pjesëmarrjen më të madhe të partive politike, edhe shqiptare edhe serbe, edhe boshnjake turke etj. Është inkurajuese pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve. Duhet të dërgojmë mesazhin më të mirë të mundshëm për rendin demokratik, për zgjedhje demokratike, të lira dhe institucione të qëndrueshme”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ai theksoi se Qeveria do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga KQZ dhe autoritetet tjera. “Potencojmë fuqishëm nevojën dhe kërkesën që të këtë edhe më tepër prezencë të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë” u shpreh kryeministri Thaçi.

start/telegraf

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›