E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, optimizëm për njohje të reja

Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, në konferencën për shtyp ditën e djeshme bëri të ditur se do të ketë takime të shumta me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën derimë tani.

“95 për qind të kërkesave që kemi bërë për takime, janë drejtuar te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Pa hyrë në detaje, me kënaqësi deklaroj që ka përgjigje të kënaqshme në kërkesat që ka bërë Republika e Kosovës. Do të ishte krejtësisht e papritur dhe joracionale që të them se nuk presim shumë. Po unë nuk do të them që presim tej mase shumë. Jam racionalisht optimist se këto takime do të rezultojnë me veprime konkrete nga vende përkatëse në drejtim të njohjes”, tha Hyseni.

Por, ministri Hyseni nuk bëri të ditur ndonjë shifër sa do të ishte numri i atyre përfaqësuesve të shteteve me të cilët do të ketë takime.

“Nuk e dhamë dhe nuk e kam ndërmend t’iu jap, sepse Jeremiçi do të kishte shumë dëshirë ta dinte se sa takime janë konfirmuar për delegacionin e Kosovës në Nju-Jork”, theksoi ministri Hyseni.

Megjithatë nuk mungojnë kritikat  se Institucionet e Kosovës nuk kanë punuar sa duhet për një lobim të fuqishëm përsa i përket njohjes së Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›