E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre subjekte serbe regjistrohen në zgjedhje

Deri tani, kanë aplikuar rreth 20 parti politike. Përveç partive shqiptare, janë edhe 3 subjekte serbe, një koalicion i komunitetit boshnjak, një parti turke si dhe një parti e ashkalive. Zyrtarë të KQZ thonë se ato subjekte politike të cilat kanë qenë të regjistruara më herët nuk kanë nevojë për këtë procedurë, pasi që konsiderohen të certifikuara. Zëdhënësi i KQZ Fehmi Ajvazi tha dje se deri më tani kanë aplikuar për certifikim 20 subjekte politike, por ka shtuar se ky proces nuk do të mbyllet.

 “Nuk është problemi që dita e sotme nënkupton mbylljen e procesit të certifikimit, në realitet ky afat ka qenë afat që determinon problemet që mund të kenë pasur subjektet politike. P.sh., ndryshimet në postin e kryetarit të partisë, ose të personave të autorizuar që janë të lidhur me KQZ-në, ose personat që merren me çështjen e financave të partive politike, dhe, mos eventualisht ndonjëra nga partitë heq dorë nga gara zgjedhore”, thotë zëdhënësi Ajvazi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi, tha se ende nuk ka kërkesa për certifikim të partive për tri komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të nëntorit. “Tri komunat e veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani ende nuk janë pjesë e procesit zgjedhor, por shpresojmë që të mos ketë dallime dhe të mos ketë ndarje dhe të gjitha komunitetet dhe të gjitha subjektet të bëhen pjesë aktive e procesit zgjedhor”, shprehet Ajvazi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›