Zhbogar: Do të përshpejtohet studimi i fizibilitetit për Kosovën

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Samuel Zhbogar i vlerësoi si shumë pozitive zhvillimet e sotme në Bruksesl, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Ai tha se fakti qe Kosova është sjellë në tavolinat e debatit në BE është një hap i madh për të.
Zhbogar i tha Radio Kosovës se studimi i fizibilitetit për Kosovën do të përshpejtohet dhe ndoshta një rezultat për këtë mund të pritet në muajin tetor.