E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, Olli: Përmirësohet situata, vetëm 9 komuna të bllokuara

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Leonard Olli në një konferencë për shtyp të mbajtur sot rreth orës 18:00, deklaroi se kushtet e motit janë përmirësuar ndjeshëm, ndërsa shtoi se kjo ka krijuar mundësi për hapjen e rrugëve në komunat e bllokuara.

“Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit. Sot janë vetëm 9 komuna të bllokuara në tri qarqe Shkodër, Kukës dhe Dibër”, tha ai.

Olli tha më tej se, janë të kalueshme të gjitha akset nacionale dhe mund të qarkullohet lirisht në të gjithë vendin. “Objektivi ynë tani mbetet zhbllokimi i rrugëve komunale”, tha ai më tej.

Kreu i Emergjencave Civile shtoi se kanë vijuar edhe operacionet për shpërndarjen e ndihmave në komunat e izoluara.

Ja situata sot
Duket më e qetë situata si pasojë e rritjes së temperaturave në të gjithë vendin. Ndërsa, komuna Blerim në Pukeë del nga harta e zonave të bllokuara, të izoluara në këtë rreth janë komunat Fierz dhe Iballë, disa fshatra të thellë në komunat Qafë Mali, Qelëz, Rrapë e Gjegjan. Vijon puna për hapjen e akseve Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali-Fierz, ndërsa segmenti Fierzës është hapur deri në fshatin Dardhë.

Mësohet se ende nuk ka nisur shpërndarja në komunat e thella të Pukës. Shkollat në fshatra edhe sot të mbyllura. Reduktohet në 6 numri i komunave të bllokuara në qarkun e Kukësit. Të gjitha akset nacionale dhe ato që lidhen me komunat janë të hapura, ndërsa janë të bllokuara të gjitha fshatrat, si pasojë e moshapjes së rrugëve që lidhin ato me qëndrat e komunave. Akse problematike Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi.

Mungon ende uji i pijshëm në disa lagje të qytetit të Kukësit. Aksi Peshkopi-Librazhd i bllokuar. Zona të izlokuara në Dibër, komuna Lurë, fshatrat e komunave Trebisht, Kala e Dodës, Ostren, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqizë e Gjoricë. Në Korcë ende të bllokuara fshatrat në komunën Lekas, 6 fshatra në Clirim, 4 në Novoselë, 5 në Dardhas.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dibër, 3 anëtarë të një familje të bllokuar prej 3 javësh Moti i ftohtë, rriten çmimet e fruta perimeve në tregje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›