Daçiq: EULEX-i, i rëndësishëm për marrëveshjen

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt. Sipas mediave serbe, Daçiq, me këtë rast, ka thënë se roli i misionit evropian në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit është i një rëndësie të madhe.
Sipas burimeve të njëjta, në bisedime është theksuar veçanërisht rëndësia e statusit neutral të EULEX-it, sepse vetëm si mision neutral “ka mbështetjen e komunitetit serb”.
Daçiq po ashtu ka thënë se në Kosovë është shënuar rritje e sulmeve ndaj serbëve, të cilat janë të motivuara në baza etnike./Indeksonline/