E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadaj-Bujupi: AAK do të fitojë edhe në Gjilan

Aleanca e Gruas në Gjilan, sot priti një delegacion të AGK-së në nivel qendror, e udhëhequr nga kryetarja e AGK-së Donika Kada – Bujupi, e cila tha se AAK-ja do t'i fitojë zgjedhjet lokale edhe në Gjilan.
Aleanca e Gruas në Gjilan, sot themeloi nëndegën e parë të gruas në fshatin Llashticë, ku përpos strukturës së AGK-së në Gjilan të kryesuar nga Ajtene Shahiqi, mori pjesë edhe kryetarja e kryesisë qendrore të AGK-së, Donika Kadaj- Bujupi, transmeton rajonipress.

Ajo tha se me kthimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, janë kaluar të gjitha sfidat që i kishte AAK-ja dhe tani roli i gruas është qenësorë dhe shumë i rëndësishëm për vizionin demokratik të AAK-së në shërbim të qytetarëve.

Kadaj-Bujupi u bëri thirrje grave që të shfrytëzojnë aftësitë dhe ndikimin e tyre, në përkrahje të fushatës së kryetarit Rexhep Kadriu, për kryetar të komunës.

“Kryetari Kadriu tashmë i ka dëshmuar meritat e tij nëpërmjet fushatës, e cila është revolucion sa i përket Kosovës”, tha ajo, duke kërkuar më shumë angazhim se çdo herë tjetër edhe nga gratë e Aleancës, “që së bashku të dalim fitues në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë”, tha Kadaj-Bujupi.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, u tha se Aleanca dita-ditës po rritet, prandaj edhe po shtohet nevoja për themelimin e më shumë nëndegëve.

Kadriu i premtoi përkrahje maksimale AGK-së, duke thënë se ka respekt të veçantë për angazhimin që gratë e Aleancës kanë dhënë gjatë proceseve të ndryshme politike.

Kryetare e kësaj nëndege të AGK-së u zgjodh Zejnepe Ramush./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›