E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Daçiq bisedojnë në tavolinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq kanë zhvilluar një bisedë gjatë pjesëmarrjes në forumin evropian Wachau në Austri. Biseda e tyre është zhvilluar pa ndonjë ndërmjetës.

Të vetmit të pranishëm në tavolinë përpos dy kryeministrave, raportohet të kenë qenë përkthyesit. B92 raporton se të gjithë pjesëmarrësit tjerë të forumit dhe anëtarët e delegacioneve të tyre i lanë të vetëm në tavolinë.

Në prag të forumit, shefi i diplomacisë austriake, Michael Spindelegger pati thënë se, për shkak të pjesëmarrjes së Thaçit dhe Daçiqit, konferenca e sivjetme do të jetë “historike”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›