E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takon sot Baroneshën Ashton

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë ditës, Thaçi pritet të ketë një drekë punë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Ashton, njofton Radio Europa e Lirë.

Siç raportohet nga burimet në Bruksel, takimi është jo formal. Thuhet se Ashton me Thaçin do të diskutojnë për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës më BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinë dhe Beogradit.

Ndërsa nga kabineti i zonjës Ashton, thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në këto bisedime.

Zyrtarët e BE-së thonë se është koincidencë fakti, që vizita e Thaçit në Bruksel ralizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›