E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në vitin 2011 do ketë buxhetin më të madh në histori, me prioritet mbështetjen sociale

Mbledhja e Qeverisë, Kryeministri Sali Berisha shpall prioritetet për vitin e ardhshëm


Këshilli i Ministrave ka nisur punën për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Shefi i ekzekutivit Sali Berisha u shpreh dje gjatë mbledhjes së Qeverisë, se vitin e ardhshëm, vendi do ketë një super buxhet, i cili do të miratohet ditët e para të muajit shtator. Dy ditë pas aprovimit nga mazhoranca të shkurtimeve buxhetore në Kuvend, kryeministri tha se buxheti i vitit 2011 do dëshmojë dyfishimin në kohën më të shkurtër të rritjes ekonomike në vend, e cila parashikohet të realizohet në bazë të indikatorëve ekonomikë të cilët janë mjaft shpresëdhënës. “Buxheti i vitit të ardhshëm (ai i vitit 2011) do të jetë me i madhi në histori dhe do të dëshmojë dyfishimin në kohën më të shkurtër të rritjes ekonomike në vend. Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë përcaktues për zbatimin e programit qeverisës. Ky buxhet duhet t’i qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, të qeverisë së shërbimeve dhe projektet e mëdha nuk cenohen”, u shpreh Berisha. Rritja e pagave dhe pensioneve, theksoi kryeministri, do të jetë sërish në axhendën e kësaj qeverie. Një premtim solemn ky i dhënë dhe i mbajtur edhe në vitet më të vështira të krizës botërore. Kreu i qeverisë shpalli prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm, duke u ndalur tek mbështetja sociale, e cila sipas kryeministrit, do jetë prioritare, për të vazhduar më pas me investimet në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, bujqësi, shëndetësi, arsim dhe kulturë. “Buxheti i vitit të ardhshëm është një buxhet përcaktues, në zbatimin e programit të koalicionit qeveritarë. Ky buxhet, duhet para së gjithash dhe mbi të gjitha ti qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, ti qëndrojë parimit të qeverisë së shërbesave dhe shërbimeve, pra të përmirësojë më tej, të konsolidojë më tej, frymën sociale, qëndrimin e njerëzishëm të qeverisë shqiptare ndaj 820 mijë familjeve shqiptare. Kur them këtë, kam parasysh se rritja e rrogave dhe pensioneve, do të jetë sërish në axhëndën e kësaj qeverie. Ka një zotim solemn, elektoral timin para mbarë shqiptarëve, për sakohë do të më votoni, do të rris rrogat dhe pensionet. Ne së bashku, do të mbajmë premtimin. Mbajtëm premtimin dhe në vitet më të vështira të krizës botërore dhe unë mendoj se, vepruam shumë drejt dhe kam bindjen më të thellë, se kjo politikë dhe ky premtim i mbajtur, ka dhënë kontributin e tij të pamohueshëm në parandalimin e krizës në këtë vend”, tha kryeministri. Sipas kryeministrit, ekonomia shqiptare po njeh dimensione progresi dhe për këtë ai u fokusua te rritja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Berisha vlerësoi si fitimprurëse për ekonominë procesin e dhënies së koncesioneve. “Nga tatimet dhe doganat ne vitin 2004 në gjashtë muajt e parë, janë vjelë gjithsej 50 miliard lekë. Nga tatimet dhe doganat gjashtë muajt e parë të këtij viti janë vjelë 104 miliard lekë dhe kjo duke përgjysmuar taksat. Rezervat e tjera të mëdha ekzistojnë për të mobilizuar fonde enorme, koncesionet janë një burim i madh tjetër për të angazhuar sektorin privat në partneritet me sektorin publik. Ministria e Punëve Publike, dua ta shtrojë këtë në një drejtim themelor të vitit të ardhshëm, Ministria e Bujqësisë, Ministra e Ekonomisë, të gjitha ministrisë, dua të konsiderojnë partneritetin publik privat si levën e Arkimendit, për të mobilizuar sa më shumë fonde dhe investime për këtë vend dhe për këta qytetarë. Ministria e Arsimit duhet ta zgjerojë gjithnjë e më shumë sikundër duhet të kompletojë më qarqet akademike mekanizmin e ri të financimit të arsimit. Privatizimi i plotë dhe total, kjo qeveri do të ketë publike, diga, shkolla, spitale, të tjerat do ti menaxhojë sektori privat. Ndaj dhe të ecim të sigurt”, vuri në dukje Berisha. Në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit, Berisha përsëri dhe njëherë se ekonomia shqiptare nuk është në krizë. Sipas kreut të qeverisë, ata që brohorasin nga mëngjesi deri në darkë për krizë ekonomike, janë thjesht të paditur. “Në Shqipëri nuk ka krizë, Shqipëria ka rritje ekonomike. Ata që flasin nga mëngjesi deri në darkë për krizë, ata kanë padije, se ç’është kriza dhe ç’është recesioni, janë alfa dhe ekzistojnë në të gjithë institucionet e botës. Shqipëria nuk ka krizë, Shqipëria ka rritje të mirëfilltë ekonomike dhe kjo është e vërteta”, tha kryeministri, duke veçuar si ogur të mirë në këtë aspekt sigurimin e grantit prej 3.2 miliard euro, të cilat i japin një shtysë të jashtëzakonshme ekonomisë për 3 vitet ne vijim, shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e konsiderueshme të të ardhurave. Berisha cilësoi gjithashtu se dhe sektori bankar po merr veten ndjeshëm, pas furtunës së euros. “Kemi të gjitha arsyet të parashikojmë se do të mbyllim këtë vit me rritjen më të madhe në Europë. Ata, të cilët parashikuan se do ta çojmë edhe njëherë buxhetin në Parlament, me lejoni t’ju them se, keni shprehur një të vërtetë virtuale në sensin që, në rastin se do ta çonim, do ta çonim për të rritur shpenzimet, sepse të ardhurat i disponojmë. Por, nuk do ta bëjmë këtë, sepse do të frenojmë edhe në rast se do të arrijmë ta ulim borxhin me çdo kusht. Ky është qëndrim i pandryshueshëm, sepse ky është interesi maksimal i sektorit privat në Shqipëri”, theksoi ndër të tjera, kryeministri i vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›