Bashkia e Tiranësprezanton projektine parkimit me pagesë
TIRANE- Bashkia e Tiranës prezanton projektin e parkimit publik me pagesë që parashikohet të fillojë aplikimin nga data 15 gusht
“Ideja është që të ngrihet një sistem i ri i administrimit të parkimit, ku të ndahet sistemi i shitjes së biletës nga sistemi i kontrollit, ku qytetarët të cilët do të parkojnë në vende të caktuara, si parkim publik me pagesë, duhet të shkojnë në pika të caktuara, të marrin biletën me të cilën mund të vendosin muajin, ditën dhe orën në të cilën ndodhen dhe e vendosin tek pjesa e brendshme e xhamit. Pas kësaj, strukturat e Policisë Bashkiake që bëjnë kontrollin ose konstatojnë se qytetari i cili ka parkuar nuk ka prerë biletën përkatëse, marrin masat përkatëse administrative, si heqjen e mjetit me karroatrec. Biletat do të vihen në disa pika të caktuara, rreth e rrotull zonave të administrimit të parkimit me pagesë, pra janë pika të cilat ndodhen pikërisht aty ku ndodhen vendet e parkimit me pagesë” sqarohet në deklaratën e bashkisë së kryeqytetit, ndërsa bëhet e ditur se ky sistem do të aplikohet fillimisht tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe tek sheshi “Italia”.
Projekti synon evitimin e ndotjes urbane të Tiranës dhe lehtësimin e trafikut në zonat më vitale të kryeqytetit. Tarifa e parkimit është 100 lekë të reja, ndërsa ky projekt është parashikuar të shtrihet në të gjithë qytetin.
“Projekti i parkimit me pagesë përfshin të gjithë qytetin e Tiranës, ku nuk është e parashikuar vetëm bileta, por është e parashikuar dhe pagesa nëpërmjet telefonisë celulare. Gjithashtu janë parashikuar vendet për rezidentët, vendet për njerëzit me aftësi të kuafizuara, vendet për vizitorët, pra është një projekt i plotë, por si testim i sistemit të ri të administritmi të parkimit, në kuadër të mirëmenaxhimit të trafikut, rreth e rrotull qendrës së qytetit, kjo është faza e parë e tij” thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
(foto ilustruese)
(e.n/BalkanWeb)