Policia kosovare ndalon zyrtarët serbë
Prishtinë -Autoritetet kufitare të Policisë së Kosovës kanë ndaluar sërish zyrtarët serbë që hyjnë brenda territorit kosovar. Kësaj, radhën e ndalimit e ka pasur prefekti i Beogradit dhe këshilltari serb Boris Tadiç. Këshilltari i presidentit Tadiç, Mlagjan Gjorgjeviç, ka deklaruar që vizita ka pasur karakter humanitar dhe s’ka të bëjë asgjë me çështjet politike.
Ai ka shtuar se dokumentin refuzues të policisë së Kosovës do ta paraqesë në Këshillin e Sigurimit, duke shtuar se nuk do të merrte leje nga askush, pasi kishte lindur në Prizren. Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi, duke komentuar vizitat e zyrtarëve serbë, ka thënë se politikanët e Serbisë nuk kanë çfarë lypin në Kosovë, ashtu siç nuk kanë çfarë të kërkojnë në Beograd edhe politikanët kosovarë.