Hyseni: OKB-ja ti bëjë presion Serbisë
Nju Jork -Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni i ka thënë BBC-së se në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që mbahet sot, do të kërkojë që të bëhet presion mbi Serbinë që të ndërpresë mbështetjen e saj për strukturat paralele dhe kriminale në veri të Kosovës. Ai tha se përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar veriun e Kosovës janë të papranueshme dhe nuk duhet të tolerohen më.
Shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se në Nju Jork do të kërkojë edhe përfundimin sa më të shpejtë të misionit të OKB-së në Kosovë, me qëllim që t’i mundësohet misionit evropian, EULEX, të jetë plotësisht funksional.
Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon në raportin e tij që diskutohet në Këshillin e Sigurimit ka pranuar se prania e UNMIK-ut po shihet nga shqiptarët si pengesë për funksionimin e shtetit.