Shqiptarët do të kenë një mik më shumë në Senat, nëse në Çikago fiton kongresmeni Mark Kirk
Kongresmeni Mak Kirk nga Çikago gjatë fushatës së tij për në Senatin amerikan ka mbajtur një fushatë në Nju Jork me çrast është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan. Në emër të veprimtarëve të komunitetit, udhëheqësi i këtij takimi, zoti Harry Bajraktari, i shprehu mirënjohjen e thellë, edhe një herë kongresmenit Mark Kirk, i cili, ka vendosur kandidaturën për në Senatin Amerikanë. në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke e falënderuar atë dhe kolegët e tij për gjithçka kanë bërë për ne shqiptarët.
Do ti ruajmë lidhjet e mira më kongresmenë e senatorë amerikanë/Zoti Bajraktari, me këtë rast duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që na ka dhënë SHBA-ës, nuk la papërmendur edhe Presidentin Klinton, Bush dhe kongresmenët, senatorët, e tjerë, si dhe zyrtarët e lartë të qeverisë Amerikane, të cilët, me vite kanë dëshmuar ndaj përpjekjes së kryesuar nga SHBA, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe strukturat euro-atlantike, dhe shtytjen përpara të një sërë çështjesh të shqiptarëve, si ato në Luginën e Preshevës, Maqedoni e Mal të Zi. "Unë, tha veprimtari i njohur Harry Bajraktari, për vete, por mendojë edhe ju, gjithmonë gëzohemi që ne shqiptarët e Amerikës, takohemi me këta politikanë, dhe po ruajmë ato lidhjet e mira të krijuara me këta kongresmen e senatorë, të cilët, kan dëshmuar se kanë bërë shumë për çështjen tonë. Andaj, mendojë unë, tha ai, do të jetë mirë që kjo miqësi të vazhdojë të rritet në të gjitha format që të kemi mundësi, sepse këta kan qënë e mbeten miq të vertetë të shqiptareve". Kongresmeni Kirk, kandidati nga Partia Republikane në Illinois, për të zënë vendin e senatorit që la Presidenti Barack Obama, nga Partia Demokrate, është në garë me kandidatin demokrat Alexi Giannoulias. Kandidati republikan nga Illioni për karrigen në Senatin Amerikanë, për shqiptarët, është i njohur si një ish-pilot i bombarduesve "F-16", i cili, fluturoi që nga dita e parë 24 marsi 1999, me misione ushtarake mbi Serbi gjatë fushatës 78 ditore, të sulmeve ajrore të NATO-s, në çlirimin e Kosovës. Kandidati për senator, Mark Kirk, vlerësoi në këtë takim dashurinë e madhe që ka populli shqiptarë për Shtetet e Bashkuara- duke treguar se sa shumë pro amerikanë është populli shqiptarë. Ai shprehu kënaqësinë e tij për atë që si tha ai " komuniteti shqiptaro-amerikan duhet falënderuar për ça ka bërë në emër të bashkatdhetarëve të tyre, në Kosovë, Maqedoni e tjerë".
Kirk hyn në kongres me votat e shqiptarëve/Kandidati republikan për Senatin amerikan nga Illinoi, Mark Kirk, nga Çikago, ka marrëdhënie shumë të të mira me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe këtë e ka treguar që nga koha e luftës në Kosovë, ku i njejti ishte njëri ndër pilotët e parë, i cili nisi bombardimet ajrore të cilat zgjatën 78 ditë, mbi pozicionet dhe caqet ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me largimin njëherë e përgjithmonë të Serbisë nga Kosova, ai u pensionua dhe i hyri politikës. Krik menjëherë u zgjodh kongresist republikan, duke marr dhe votën e padiskutueshme të shqiptarëve në atë distrikitë (Distriktin 10-të) ku ai dhe ju mbrojti të drejtat e tyre. Tani ai është përballë kandidatit demokratë Alexi Giannoulias, senatori i emëruar nga guvernatori i llinoit, në vendin që la Presidenti Barack Obama, në vitin 2008. Ish guvernatori i Illinoit, Milorad R. "Rod" Blagojevich, i cili caktoi senatorin demokrat Alexi Giannoulias, është në gjyqin federal i akuzuar për afera abuzive. Takimi u mbajt në lokalin e njohur në qendër të Nju Jorkut, me emrin "Club A Steakhouse", sipërmarrës një aktivistë i vjetër shqiptar, nga Vuthajt, Bruno Selimaj, ishte i iniciuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), dhe u udhëheqë nga veprimtari i dalluar i komunitetit z. Harry Bajraktari. Në këtë takim të ngrohtë morën pjesë dhjetëra aktivistët e veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro -Amerikan (KKSHA), afaristë e biznesmen të suksesshëm, si Harry Bajraktari, Sejdi Husenaj, Anton Raja, Xhim Xhema, Sabit Bytyçi, Luigj Gjelaj, Sokol Neçaj, Martin Shkreli - kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro -Amerikan (KKSHA), Cafo Boga, Emin Egriu (kandidat për në kongresin Amerikan, Distrikti 28, Buffallo- NY), Sali H.Ibrahimaj, Ilir Fundo, Ira Fening, Florian Bajraktari, Mehdi Hajdari, Ilir Hajdari dhe Joe Montaleto.