Thaci: Bisedimet, pa pranine e UNMIK

“Roli i UNMIK-ut eshte i tejkaluar. Kosova ka institucione legjitime, qe marrin pergjegjesite dhe vendime, prandaj ne kete drejtim vetem institucionet tona jane ato qe do zhvillojne kete proces bashkepunimi, jo vetem me Serbine”, ka pohuar Thaci.
Gjithesesi, ai e ka lene te hapur mundesine per ndihme nga nderkombetaret. “Cdo mbeshtetje nderkombetare eshte e mirepritur dhe do ta respektojme”, ka nenvizuar Thaci.
Kryeministri ka shprehur edhe mbeshtetjen ndaj vendimit te presidentit Sejdiu per mbajtjen e zgjedhjeve ne vitin 2011.
“Nuk do t’i shtoja asgje asaj qe ka vendosur presidenti. Gjithcka eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe planin “Ahtisari””, ka theksuar Thaci.
Ndersa shoqatave te dala nga lufta ai u ka premtuar mbeshtetje dhe ndihme financiare.