Fullani Ulet me 0.25 norma baze e interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25 perqind normen baze te interesit, duke e cuar kështu sërish në nivelin e ulët historik prej 5 për qind.
Ashtu sikurse njoftoi Top Channel nje dite me pare ekspertët e bankës mendojnë se ndalja e rritjes së cmimeve në muajt e fundit ka krijuar kushtet që banka t'i japë një stimul të ri ekonomisë, e cila vazhdon të mbetet nën potencialin dhe me ritme të ngadalta.
Në gusht rritja vjetore e cmimeve sipas INSTAT zbriti në 3.1 për qind pranë nivelit optimal të synuar, shumë më poshte nga sa ishte në muajt e parë kur kaloi edhe 4.5 për qind. Nga ana tjetër ulja e normës bazë synon të rrisë qarkullimin e parasë në ekonomi përmes nxitjes së investimeve dhe konsumit. Ekonomia shqiptare po kalon një situatë ku agjentët ekonomik kryesisht qytetarët po priren drejt kursimeve dhe kanë ulur konsumin dhe investimet.
Në këtë pikë ulja e normës bazë synon dy efekte. Së pari tenton t'i bëjë më pak të leverdishme kursimet, pasi nëse ulet norma bazë edhe interesat e depozitave bien. Dhe së dyti të nxisë investimet dhe konsumit përmes interesave më të ulëta për kreditë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Për një model zhvillimi real, jo elektoral
Ilir Barjaba - Prej një viti flitet për një model të ri ekonomik që Shqipëria duhet të ndjekë për t’u bërë një vend i zhvilluar. Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës ka bërë të mundur evidentimin e shumë rasteve nga biznesi që nuk përdor kasën fiskale. Apartamentet, harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës
Rivlerësimi i pronës së paluajtshme është një proces që lidhet me amnistinë fiskale, e kërkuar nga Shoqata e Ndërtuesve dhe që u jep mundësi individëve të paguajnë një taksë 10 herë më të vogël se normalja, 10 për qind.
Rreziku i rritjes së kursimeve
Ekonomia shqiptare ndodhet prej dy vitesh në një situatë të pazakontë, ku nga njëra anë qytetarët kanë ulur konsumin duke rritur kursimet dhe nga ana tjetër këto para bankat nuk po i kanalizojnë në kredi. Sherefedin shehu shpjegon arsyet e këtij ngërci Pritet ulja e interesave
Banka e Shqipërisë pritet të ulë të enjten normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e cuar kështu sërish në nivelin e ulët historik prej 5 për qind.
Lajmet kryesore
BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Topi: Vijim i reformave legjislative
Apartamentet, harta e çmimeve për rivlerësimin e pronës