Thaçi: Di të fitoj garën për President

Në një intervistë për “Kosovën Sot”, kryeministri Hashim Thaçi flet edhe për kandidatin e mundshëm për President nga partia e tij, duke theksuar se “nuk kemi diskutuar diçka të tillë, por do ta gjejmë kandidatin më të mirë të mundshëm që fillimisht e voton elektorati i PDK-së dhe pastaj fiton mbështetjen jashtë partisë, sepse një kandidat që të bëhet president duhet ta ketë një adresë të përgjegjësisë".
"Por, natyrisht pas zgjedhjes pason largimi nga të gjitha funksionet partiake. Vazhdoj të besoj se një kandidat pa mbështetjen e elektoratit përkatës mund të ballafaqohet me vështërsi të cilat pastaj reflektohen edhe në terren. Kështu që është herët të diskutohet kjo çështje dhe në këtë vit as që do të diskutohet në PDK", tha ai.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për postin e Presidentit, ndërsa thotë se do të dinte të fitojë garën nëse i hyn asaj.
"Sa i përket kandidimit tim ende nuk e kam menduar. Nëse vendos kandidimin do të di të fitoj", theksoi Thaçi. /kosovasot/