E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në lumin Volga, mbi 100 të zhdukur

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 15:00

Numri i viktimave të konfirmuara gjatë fundosjes së anijes turistike "Bullgaria", në lumin Volga,arriti në nëntë persona, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Gjendjeve të Jashtëzakonshme të Republikës Tataristanit, Marat Rahmatulin.

Mediat ruse njoftuan se rreth 110 persona akoma rezultojnë të zhdukur dhe ekziston frika se ata kanë vdekur.

Rahmatudin shtoi se gjatë fundosjes në sallonin muzikor të anijes me siguri gjendeshin rreth pesëdhjetë fëmijë.

Sipas shtabit operativ të ministrisë, në anije ndodheshin rreth 200 persona, prej të cilëve 148 kanë qenë turistë. Deri tani janë shpëtuar 79 persona - 50 udhëtarë, 23 anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë persona të cilët kanë udhëtuar pa bileta.

Gjatë gjithë natës ekipe të zhytësve kanë punuar në vendin e fatkeqësisë.

Momentalisht aksioni shpëtues për gjetjen e udhëtarëve të tjerë por zhvillohet vështirë, për shkak se rrjedha e ujit po e kthen anijen nga njëra anë në tjetrën.

Sipas dispozitave, në anije nuk duhej të kishte më shumë se 120 persona.

"Bullgaria" u fundos në fshatin Sekejevom, rreth 80 kilometra nga Kazali, qyteti më i madh në Tataristan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›