Berisha: Akuzat për krizë, të një opozite me defekt
05/07/2011 Kryeministri jep garanci se ekonomia shqiptare nuk do të preket nga kriza
Parashikohen shkurtime të tjera të shpenzimeve në administratë
Kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar spekulime akuzat e opozitës për një krizë të mundshme ekonomike në Shqipëri të ngjashme me atë të Greqisë. Sipas tij, niveli i borxhit nuk është shqetësues, madje në këto vite është ulur, pasi në kohën kur qeverisnin socialistët ka qenë 72 për qind. Berisha i konsideron zemërligësi këto deklarata, që sipas tij bëhen nga njerëz që nuk duan përparimin e vendit. “Nuk mund të kërcënosh dhe të bësh fjalë për krizën e borxheve të Greqisë apo vendeve të tjera në një kohë kur borxhi i këtij vendi ishte 72 për qind kur qeverisje dhe sot është 59,7 për qind. Është në parametra të caktuar si të pranueshëm. Por kur shkëputesh nga realiteti dhe ndjek vetëm logjikën e miliardave që të rrethojnë, atëherë e humbet arsyen, flet edhe përçartë, nuk të vjen keq, nuk ndien dhembje për ata që përballen me çmimet e tregun, nuk mendon për të ardhurat mujore se sa të rëndësishme janë ato për 800 mijë familje shqiptare. Janë rroga dhe pensione”, - tha kryeministri. Sipas tij, është për të ardhur keq që këto akuza bëhen nga një parti që ka pasur me dhjetëra zyrtarë të lartë në sektorin e financave. “Një keqdashje dhe zemërligësi e shkallës më të lartë, për të mos thënë pastaj padije e plotë për ekonominë, financat dhe zhvillimet e sotme. Është për të ardhur keq që këtë e bën opozita, e cila ka pasur me dhjetëra zyrtarë në financa, ekonomi dhe sektorë të tjerë. Por - e theksoj edhe një herë - opozita e miliarderëve është opozitë me defekt. Është me defekt pasi komunikimi me realitetin është gjëja më e vështirë për të. Nuk mund ta prekin, nuk mund ta ndiejnë, nuk mund ta shohin, nuk mund ta përjetojnë. Se, në qoftë se ndjek realitetin, nuk mund të dalësh kundër e të shpallësh vepër kriminale rritjen e rrogave dhe të pensioneve në një kohë kur, sado janë rritur, të gjithë e meritojnë t’i kenë më të larta se kaq, dhe kjo për punën, për mundin, për djersën, për kontributin, për përkushtimin që kanë dëshmuar”, - u shpreh kryeministri, duke shtuar se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë në mënyrë konstante, si një premtim që maxhoranca u ka bërë shqiptarëve, ndërkohë që ka premtuar shkurtime të tjera të shpenzimeve buxhetore. “Edhe këtë vit do të bëjmë shkurtime në shpenzimet e administratës. Sigurisht, do mendojmë për rrogat dhe pensionet. Imagjinoni ju po të ishin ato 3-4 mijë vetura, nuk do t’i kishim rritur dot rrogat vjet. Këtë vit, duke filluar nga buxheti i kryeministrisë e të gjitha institucioneve të tjera, do të ketë shkurtim të shpenzimeve, në mënyrë që të garantojmë projekte të mëdha, të garantojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve, të garantojmë treguesit makroekonomikë, siç jemi zotuar, siç keni votuar ju në Parlament në radhë të parë. Sepse janë votuar në Parlament dhe do të jemi të përpiktë”, - tha kryeministri.
Eksportet
“Trefishimi i eksporteve, kjo rritje tri herë e mallrave që eksportohen përbën dëshminë më të fuqishme të suksesit të modelit tonë ekonomik. Kjo rritje të ardhurash, shoqëruar nga një rënie drastike e taksave, është një tjetër dëshmi madhore e funksionimit të modelit tonë ekonomi.”
Mallrat
“Afro 70-80 për qind e të gjitha shkëmbimeve tregtare ekonomia e Shqipërisë i ka me vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe falë këtij modeli ekonomik Shqipëria u përmbahet plotësisht objektivave të saj në rritjen e rrogave e pensioneve.”
Kriza
“Unë ju garantoj se shkurtimi duhet bërë, por situata është shumë e stabilizuar dhe nuk ekziston asnjë kërcënim dhe asnjë rrezik përveç imagjinatës së sëmurë të atyre që kanë katër vjet që flasin për krizë. Ajo ekziston vetëm në mendjen e tyre dhe nuk ekziston kurrkund.”
Presidenca polake
Shqipëria në rrugën e duhur për integrimin në BE
Prioritetet e presidencës polake të BE-së ishin tema qendrore e bisedës në takimin e djeshëm mes Kryetares së Kuvendit dhe ambasadores së Polonisë në Tiranë Irena Tatarzinska. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Delegacionit të BE-së Etore Sekui, kryeparlamentarja Topalli theksoi: “Shqiptarët e kanë ndier gjithnjë mbështetjen e Polonisë dhe ne të gjithë ju jemi shumë mirënjohës. Gatishmërinë për këtë mbështetje të plotë gjatë presidencës suaj e gjeta dhe e ndjeva edhe gjatë vizitës zyrtare para pak ditësh në Poloni.”
Ambasadorja Tatarzinska tha se populli polak e sheh me admirim progresin e Shqipërisë në pak vjet demokraci. “Presidenca polake ka një ndër prioritet zgjerimin dhe në këtë kuadër Polonia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë”, - tha Tatarzinska. Ndërsa Topalli shtoi më tej se vokacioni europian i shqiptarëve është themeli dhe energjia kryesore e të gjitha reformave progresive të Shqipërisë, ndaj dhe integrimi në BE mbetet një objektiv kryesor për ne.