E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos cenoni integrimin. Apeli nga BE dhe presidenca polake

Bashkimi Europian kërkon që politika shqiptare ta ktheje integrimin në prioritet kombëtar. Ka qenë ambasadori Sequi ai i cili ka përcjellë një mesazh të tillë gjatë takimeve shoqëruese të ambasadores polake Irena Tatarzinska. Pasi ka marrë dokumentacionin me prioritet kryesimit polak të unionit europian për gjysmën e dytë të vitit, presidenti Topi është shprehur shpresë plotë për kapërcimin e ngërçit politik.

“Ne kemi shpresë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura e të kemi kapërcyer ngërçin e stërzgjatur politik duke rivendosur dialogun e respektuar ligjet dhe institucionet kushtetuese.”-mësohet të ketë thënë Bamir Topi sipas faqes zyrtare të presidencës.

Më pas në konferencën në ministrinë e jashtme, komenti i Ettore Sequi, ka qenë ky:

“Mbështesin prioritet e integrimit të kësaj presidence për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor dhe konkretisht Shqipërinë. Shpresojmë që ky proces të jetë i shpejtë dhe konsiderohet prioritet kombëtar. Kam besim”.

Ambasadorja polake kërkoi më tepër angazhim nga vendet kandidate për t’iu afruar BE-së, ndërsa ministri i jashtëm Haxhinasto e quajti këtë vit vendimtar.

“Rikonfirmojmë mbështetjen për zgjerimin me Ballkanit Perëndimor përfshirë Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme që vendet kandiate ose aspiruese të tregojnë vendosmëri në këtë proces. Kushtëzimi garanton siguri”-tha Tatarzinska.

Polonia zëvendëson Hungarinë në kryesimin e Bashkimit Europian deri në fund të 2011-ës.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 05 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›