Efektivi i RENEA-s bie nga shtylla, gjatë detyrës
05/07/2011 Shpëtohet 60-vjeçari, kërcënonte vetëvrasje për pronat
TIRANË- Efektivi i RENEA-s për pak humbi jetën, teksa po shpëtonte një 60-vjeçar që kishte hipur në shtyllë për të vrarë veten. Gjithçka u zhvillua brenda pak orëve, kur fillimisht 60-vjecari Çaush Isaraj, nga Gjirokastra, por me banim në Kamzë, hipi në shtyllën e tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko”, ku kërcënonte se do hidhej prej aty nëse nuk do t’i zgjidhej problemi i pronësisë. Njëri prej efektivave të RENEA-s, që mori pjesë në operacionin e shpëtimit, Adrian Dibra, 40 vjeç, gjatë zbritjes, u rrëzua nga shtylla në një lartësi rreth 4-5 metra. Sipas të dhënave të fundit që vijnë nga Spitali Ushtarak mësohet se Dibra është përmendur, por stafi i mjekëve që po kujdeset për të, deklaron se gjendja e efektivit vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa do t’i nënshtrohet një skaneri të kokës për të parë shkallën e dëmtimit. Çaush Isaraj me banim në Kamzë të Tiranës, me origjinë është nga Picari i Gjirokastrës. Kishte hipur në shtyllë, për të kërkuar kthimin e disa pronave në një fshat në jug të vendit. Ai deklaron se prona i është rrëmbyer me të padrejtë, ndërkohë që policia vazhdoi negociatat me të, duke folur me telefon, si dhe duke i bërë thirrje me altoparlant. Ai fliste thuajse përgjatë gjithë kohës në telefon. Kanë qenë banorët e zonës që rreth orës 8.30 kanë sinjalizuar policinë për këtë ngjarje. Në vendngjarje, përveç forcave të policisë shkuan edhe zjarrfikëset, po ashtu edhe një ambulancë. Banorë të shumtë të zonës kanë shkuar atje, të shtyrë nga kurioziteti për këtë ngjarje e pazakontë. Për dy orë, jo vetëm banorët e zonës “Don Bosko”, por edhe të gjithë ata që e panë ngjarjen nëpërmjet TV përjetuan orë ankthi. Sakaq, CEZ ka shkëputur energjinë elektrike në shtyllë, për shkak se mund të rrezikonte jetën e këtij personi. Mjekët kanë deklaruar se ndodhet në një gjendje të rënduar depresioni. Sakaq, për gjendjen e efektivit të rrëzuar nga shtylla gjatë operacionit të shpëtimit të 60-vjeçarit, mjeku kirurg Ardian Dibra tha se “Po mbahet në reanimacion, gjendja e tij është serioze. Ka shembje në mushkëri dhe shpatull”. Sipas mjekut, pas diagnostifikimeve të bëra “mushkëria i ka mbledhur pak ujë. Nëse ajri do të shtohet do të vendoset një tub për ta thithur. Gjithashtu ka dëmtime serioze në tru”, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrje kirurgjikale brenda 24 orëve. Një rast i ngjashëm tentative vetëvrasjeje u regjistrua pak muaj më parë, përballë Ministrisë së Drejtësisë, ku një person bashkë me fëmijët kishte hipur në tarracën e pallatit dhe kërcënonte se do hidhej prej andej nëse nuk i zgjidhej çështja e pronësisë.