Thaçi: E thyem heshtjen 10-vjeçare për korrupsion

Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se në Kosovë është instaluar një qeverisje që nuk do të lejonte çfarëdo keqpërdorimi të pozitës. Duke folur para deputetëve, Thaçi u shpreh se Qeveria që ai udhëheq e ka thyer heshtjen dhjetëvjeçare, akumulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pasi ka dëgjuar akuza nga deputetët e opozitës për korrupsion, keqpërdorim dhe paaftësi për të qeverisur, Thaçi ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është nisur nga qeveria që udhëheq ai dhe kjo, sipas tij, po shihet në të gjitha nivelet e qeverisjes.
“Qeveria që udhëheq e ka thyer heshtjen dhjetëvjeçare, akumulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe kjo betejë nuk e ka një adresë, por ka shumë adresa. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë në ballë të kësaj beteje. Jam i bindur se edhe këtë betejë do ta fitojmë, sepse dua të besoj se kjo betejë do të tejkalojë çdo kornizë politike apo partiake. Këtu është interesi shtetëror, për sundimin e ligjit. Ju ftoj edhe sot për mbështetje të plotë, mos të politizohet ky proces por të punojmë të gjithë për sundimin e ligjit”, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.
Në kuadër të kësaj lufte, Thaçi ka shprehur përkushtimin për të siguruar një sistem gjyqësor që punon pa ndërhyrje politike. Ai është zotuar gjithashtu se ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës.
Shefi i Ekzekutivit ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që foltoren mos ta shfrytëzojnë për sharje e fyerje, por të ngrenë çështje që janë në interes të qytetarëve.
Ka qenë deputeti i LDD-së Gani Geci, ai që e ka ngritur çështjen e krijimit të fondit nga PDK-ja për mbrojtjen e Limajt. Ai ka theksuar se derisa kryeministri jep zotim se askush nuk do të jetë mbi ligjin, në anën tjetër krijohen fonde për të mbrojtur ata që shkelin ligjin.
Sipas Gecit, dikush po e kërcënon bashkësinë ndërkombëtare se nëse arrestohen ata që e kanë shkelur ligjin mund të destabilizohet Kosova. “Populli kërkon që ata që kanë vjedhur që kanë plaçkitur e përfituar, vendin e kanë në burg. Populli po kërkon që ata që kanë vrarë, ata që kanë maltretuar e kërcënuar në dhjetë vjetët e fundit vendin e kanë në burg e jo në institucione. Nuk do të ketë kurrfarë destabilizimi”.
Kurse deputeti Driton Tali ka kërkuar sqarime për largimin e ministrave Idriz Vehapi, Zenun Pajaziti e Valton Beqiri, në kuadër të procesit të riformatizimit. “Kryeministri e bëri riformatizimin e Qeverisë, i ndërroi disa ministra për ta përmirësuar qeverisjen. Javën e kaluar deklaroi se ai është prijësi i luftës kundër korrupsionit, por ajo që kurrë nuk na e shpjegojë pse largoi Vehapin, Pajazitin, Beqirin nga pozitat, me çka ishin korruptuar, sa e patën dëmtuar buxhetin me punën apo me mospunën e tyre”, ka thënë Tali.
Në seancën e sotme, në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, Projektligji për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara, Projektligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik dhe dy raporte, raporti financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2009 dhe raporti i punës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2009.