Kosova nuk administrohet nga të huajt
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e vendosur të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në një intervistë BBC’në, Kuçi tha se ky është detyrimi kushtetues i Qeverisë.
I dyti i Qeverisë ka thënë mes të tjerash se ekzekutivi i vendit ka një bashkëpunim shumë të mirë me EULEX’in.
Megjithatë, ai shtoi se Kosova nuk është nën administrim ndërkombëtar dhe se mandati i EULEX’it është të ndihmojë në zbatimin e rendit dhe të ligjit. Kuçi po ashtu ka thënë se është përcaktimi i Qeverisë që të mos ketë kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.