E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishte ne Sauk, Shehu: I vrara pasi u fala

Tirane- I moshuari i akuzuar per vrasje te dyfishte ka treguar detajet mbi krimin e kryer nga ai vete. Halim Shehu 70 vjec ka rrefyer para prokurorit te ceshtjes se perpara se te vriste bashkeshorten e tij Fatimes, 67 vjece dhe fqinjin Bexhet Xhabrahimi, rreth 60 vjec, ishte falur. Sipas burimeve i moshuari ka shpjeguar se fqinjit i kishte kerkuar qe ta priste te hambari i baneses. Pasi ishte falur 70 vjecari kishte qelluar mbi Xhabrahimin. Me pas kishte hyne ne dhomen ku ndodhej bashkeshortja e tij me nipin. Ketij te fundit i kishte kerkuar qe te dilte nga dhoma, ndersa viktimes i kishte thene qe te ngrihej ne kembe. Sipas deshmise se dhene nga 70 vjecari ai ka qelluar menjehere mbi te. Ngjarja per te cilen akuzohet 70 vjecari ka ndodhur 25 nentor ne Sauk te Tiranes. Ora shenonte 18:50, kur i moshuari ka qelluar mbi fqinjin e tij, trupi u gjet ne prag te baneses, dhe me pas ka qelluar bashkeshorten me nje pistolete tip TT. Menjehere pasi ka kryer krimin i moshuari ka dorezuar armen si dhe eshte vete dorezuar ne komisariatin nr 1duke treguar detajet e vrasjes se dyfishte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›