E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti vetevritet per dashurine

TIRANË - Dashuria i ka marre jeten oficerit te Antidroges ne Tirane. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme, rreth ores 21:00, ne lagjen "Ali Demi", ne kryeqytet. Polici Lorenc Muca, me banim ne kete zone, eshte vetevrare me armen e sherbimit. Nderkohe qe mesohet se ka lene nje leter ku shkruhej se kishte vendosur te vetevritej per shkak te ndarjes nga e dashura. "Po vendos ti jap fund jetes per dashurine, sepse vajza te cilen une e dua nuk me do me. Pasi kemi ndenjur prej tre vitesh bashke, ajo me ka lene dhe une s'e dua me jeten pa te". Teksti i kesaj letre eshte gjetur nga uniformat e policise se kryeqytetit, te cilat kane shkuar ne vendin e ngjarjes.

Kane qene familjaret qe e kane gjetur trupin e pajete te efektivit te policise, te cilet kane bere dhe njoftimin e kolegeve te viktimes. Menjehere ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur forca te shumta te Komisariatit numer 1, te Policise se Tiranes, qe ne bashkepunim dhe me efektivat e seksionit te Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit, nisen edhe hetimet. Burime nga uniformat blu thane gjate mbremjes se djeshme se, shkaku i vertete i vetevrasjes eshte ende i paqarte dhe pse Muca, mesohet te kete lene arsyet e lamtumires ne nje leter qe eshte gjetur afer trupit te pajete te tij, qe sipas te dhenave ndodhej ne krevat. Mesohet se efektivi i Antidroges, vetem 23 vjec, eshte qelluar vetem nje here me nje plumb ne zemer, duke gjetur vdekjen e menjehershme.

Ndarja mes efektivit te policise dhe te dashures se tij, me te cilen kishte me shume se tre vjet qe ishin bashke, mesohet te kete ndodhur pak kohe me pare. Dhe pse kishte kerkuar qe te rikthehej me te, vajza, identiteti i se ciles nuk eshte bere i ditur nga polici, nuk ka pranuar kete gje, duke kerkuar qe Muca t'a linte te qete dhe te respektonte vendimin e marre. Burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit thane se, ngjarja eshte ne hetimet e para dhe se jane marre ne pyetje familjaret e viktimes. Nderkohe qe eshte marre nen hetim dhe vajza me te cilen Muca kishte lidhje prej nje kohe te gjate.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›