Thaçi: FSK ka arritur suksese në ngritjen e kapaciteteve

Duke e falënderuar komandantin e FSK-së për punën e deritanishme në krye të kësaj force, Thaçi ka vlerësuar lartë përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Selimit për zhvillimin dhe avancimin strukturor, si dhe për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Gjatë kësaj periudhe, Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur suksese të rëndësishme në drejtim të operacionalizimit të kapaciteteve të saj, dhe kjo ka ndodhur falë mbështetjes së institucioneve të Kosovës dhe të NATO-s”, theksoi Thaçi.
Nga ana e tij, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi falënderoi kryeministrin Hashim Thaçi për mbështetjen e dhënë për avancimin e gjithanshëm të FSK-së, duke u shprehur optimist se FSK në një periudhë të afërt do të bëhet pjesë e NATO-s.
Ndër të tjera, kryeministri Hashim Thaçi e ka uruar gjenerallejtënant Sylejman Selimin për suksese në angazhimet e reja në jetën publike.