Arrestohet një terrorist i dyshuar në New York

Zyrtarët në New Yorkut kanë njoftuar për arrestimin e një personi, i dyshuar për komplot për sulme të stilit terrorist me bombë ndaj ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, të kthyer nga Iraku dhe Afganistani.
Këtë person, zyrtarët e kanë identifikuar si Joze Pimentel, 27 vjeçar, shtetas amerikan, që ka lindur në Republikën Dominikane.
Prefekti i New Yorkut, Michael Bloomberg, e përshkroi të dyshuarin, që ishte arrestuar të shtunën në lagjen Manhattan, si “simpatizues të Al-Qaedës”, por tha se ai nuk kishte kontakte direkte me anëtarët këtij rrjeti terrorist.
Zyrtarët thanë se hetuesit besojnë se i dyshuari kishte marrë instruksione për prodhimin e bombës gypore nga një revistë e publikuar nga Al-Qaeda në Gadishullin Arab.