E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten adhuron stilin e Barcelonës

Marco van Basten do të kishte pasur dëshirë të luante në skuadrën aktuale të Barcelonës. Gjatë një interviste për El Mundo Deportivo, para përballjes mes Milanit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën, legjenda holandeze lavdëroi kualitetin e skuadrës katalane.

“Ky ekip i Barcelonës është më kualitativ se Milani i Arrigo Sacchit në të cilin luaja unë. Ne ishim më fizik. Do të kishte qenë mirë të isha në gjendje të luaja për një ekip të tillë”, tha Van Basten para se të krahasojë skuadrat.

“Dallimi mes ekipit të Pep Guardiolas dhe skuadrës time të Milanit është mënyra si ata luajnë pa top. Ne gjithmonë bënim presion dhe kishim një mesfushor komandues para mbrojtjes si Frank Rijkaard. Ata kanë tre plejmejker që vazhdimisht ndërrojnë pozicionet. Nga jashtë, duket e lehtë, por nuk është ashtë”, shtoi ai.

Rossonerët duhet të mposhtin Barcelonën në San Siro nëse duan të fitojmë grupin. “Milan ka më tepër gjasa në këtë përballje sepse nuk bëhet fjalë për fazën eliminatore të garës. Megjithatë, Barcelona është teknikisht dhe taktikisht superiore ndaj të gjithëve. Ata janë esenca e futbollit, kënaqësi për tu shikuar”, përfundoi Van Basten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›